Berisha: Erdogan beri synet politik Edi Ramen

  • 6 years ago
Presidenti i Turqisë, Erdogan ka ndikim në Shqipëri. Deklarata është bërë në studionin e "Opinion" nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, Presidenti turk ka bërë "synet politik" Kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: Erdogani bëri një deklaratë që shprehu pendesë për njohjen e Kosovës. Erdogani ka ndikim në Shqipëri, bëri synet politik Edi Ramën.

Lorenc Vangjeli: Erdogan ka bërë synet tre Kryeministra shqiptarë, Fatos Nano, Sali Berishën dhe Edi Ramën. Kështu që atë punën e synetllikut e lemë mënjanë.

Ish-Kryeministri refuzoi këtë replikë të analistit Vangjeli, duke treguar edhe përse marrëdhëniet e tij me Presidentin Erdogan u ftohën.

Sali Berisha: Kur tentoj për varësi i thashë Jo. Kërkoi që të votonim rezolutën për Palestinën, dhe i thashë Jo. Nuk kam asnjë keqardhje. /tvklan.al

Recommended