Report Tv-Shkolla Babë Dudë Karbunara mes mykut dhe lagështirës, drejtori: Bashkia s'ka fonde

  • 6 years ago
Fillimi i vitit të ri shkollor shfaq probleme në shkollën e mesme "Babë Dudë Karbunara". Shkolla nga jashtë duket e rregullt si për fillimin e vitit të ri shkollor. Por në çfar gjëndje janë ambjentet e brendëshme të kësaj shkolle me emër në qytetin e Beratit?

Siç duket edhe nga pamjet, në klasa mbizotëron lagështia dhe myku, ku janë prezente në të gjthë ambjentet e shkollës. Suvaja e tavanit është shkëputur dhe pritet të bie nga moment në moment, e kjo do të rrezikojë edhe jetën e nxënësve. Gjendjen e kësaj shkolle Report tv e ka sjellë në vemendje edhe herë tjer, por pavarësisht kësaj nuk është marrë asnjë masë.

Drejtuesit e shkollës thonë se kanë kërkuar ndërhyrje për riparim. Por sipas drejtorit të shkollës, Llazar Palla, përgjigja e bashkisë ka qenë se nuk kanë fonde.

Me keqardhje duhe të pranoj se në disa klasa të katit të tretë dhe në biblotekë gjendja është më e keqe sa kemi raportuar më parë. Në këto mjedise do të jetë e vështirë që të zhvillohet procesi mësimor. Është domosdoshmëri ndërhyrja në tarracën e katit të tretë.

Llazar Palla, drejtor i shkollës Babë Dudë Karbunara
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj thot se ka kërkuar fonde për të rindërtuar shkollën Babë Dudë Karbunara, por kjo ndërhyrje do të bëhet në vitin pasardhës, ndërsa femijtë do të shkojnë në këtë shkollë.

Jemi në pritje nga qeveria, e cila na ka dhënë fjalën që vitin që vjen do të jetë godinë komplet e re sepse është shkolla më e mirë në qarkun e Beratit.

Petrit Sinaj, kryebashkiak i Beratit
Në këtë vit të ri shkollor do të ndjekin mësimin në gjimnazin Babë Dudë Karbunara 800 nxënës, pot atyre i shtohen edhe 400 nxënës të shkollës 9-vjecare 1-Maji të cilët do e zhvillojnë mësimin mbasdite, shëndeti i të cilëve do të rrezikohet nga ndotja e krijuar nga lagështira në ajër.

Recommended