Balla i pergjigjet Bashes: Je jurist medioker

  • 6 years ago
Edhe këtë të enjte replikat mes maxhorancës dhe opozitës janë bërë në distancë. Taulant Balla kundërshtoi deklaratat e Lulzim Bashës që akuzoi Gramoz Ruçin se po tentonte të bllokonte nismën e opozitës për vettingun e politikanëve dhe e fton që përveçse të lexojë rregulloren e Kuvendit të vijë në parlament për të konstatuar se e kundërta është e vërtetë.

?Je një jurist mediaoker...e dorëzuan të premte, sot është seaca e parë siç e parashikon rregullorja...keni në tavolina dokumentet...?

Maxhoranca thotë se e di qëllimin e propozimit të kësaj nisme për ndryshime kushtetuese nga ana e opozitës.

?Duan të pengojnë Reformën në Drejtësi...?

Sikurse thonë se dinë po ashtu se vettingun në politike mund ta bëjnë vetëm organet e reja që do të ngrihen siç e parashikojnë ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus absolut Korrikun e dy viteve të shkuara. Përndryshe vettingu i politikave nga politikanet është i pabesueshëm sipas Ballës.

?Kush do ta besonte vettingun që unë mund të bej për Lulin dhe Saliun dhe anasjelltas.?

Socialistet pretendojnë se në draftin e propozuar nga opozita nuk është i përfshirë kontrolli dhe për familjarët e politikanëve që do kalojnë në siten e vettingut, nuk parashikohet hetimi për rastet e korrupsionit, si dhe ndëshkimi penal në rastet kur funksionaret publik nuk i kalojnë filtrat e hetimit. Ç?ka sipas tyre i bën me së miri SPAK dhe BKH.

Recommended