Ora News - Nga 17 shtatori nis regjistrimi i banesave të ndërtuara para 1991

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga 17 shtatori ALUIZNI është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të regjistrojnë banesat e tyre që janë ndërtuar para vitit 1991.

Drejtori i këtij institucioni doli në një prononcim për median, paraditen e sotme, për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

Duke nisur nga e hëna 17 shtator, të gjithë ata që duan të regjistrojnë banesat e tyre të ndërtuara para vitit 1991 mund të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar.

Lame kishte dhe një apel për të gjithë të interesuarit

"Të nisin të mbledhin e paraqisin pranë nesh çfarëdolloj dokumenti që ka lidhje me banesat e tyre. Nuk është detyrues por është ndihmues. Çdo lloj dokumenti që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruar të na e paraqesin. Dokumente të shitblerjes së vjetër, dokumente të komiteteve ekzekutive, çdo lloj dokumenti"

Priten të regjsitrohen deri në 60 mijë banesa
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-17-shtatori-nis-regjistrimi-i-banesave-te-ndertuara-para-1991

Recommended