Report Tv-Presidenti Meta përshëndet promovimin e librit “Demokracia nuk pret” të Frank Shkrelit

  • 6 years ago
Është kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë veprimtari që i kushtohet veprës së një personaliteti të shquar të botës shqiptare, natyrisht edhe të botës shqiptaro-amerikane, siç është zoti Frank Shkreli.

Ne ndihemi krenarë për personalitete të tilla dhe jemi mirënjohës për kontributet atë që kanë dhënë për kombin në detyrat që kanë pasur.

Karriera e z.Shkreli është vërtet një histori suksesi e një shqiptari, i cili falë sakrificave të tij dhe të familjes, arriti të edukohet e të ngrihet në nivelet më të larta të administratës amerikane dhe jo vetëm kaq, por edhe të investojë përmes atyre pozitave në interesin kombëtar të vendit të tij të origjinës edhe të kombit të tij.

Për kontributin e tij të spikatur sa i takon forcimit të identitetit kombëtar, denoncimit të izolimit komunist në Shqipëri, denoncimit të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të sensibilizimit për çështjen e Kosovës, për ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë ndër-fetare në Shqipëri, një çështje mjaft e rëndësishme jetike dhe ekzistenciale për kombin tonë, ai është bërë mjaft i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.

Theksoj se në këto kohë të globalizimit, ajo që ne nuk duhet të harrojmë si një vend e si një komb modest, për t?iu shpëtuar të gjitha rreziqeve që na kanosen, është të forcojmë identitetin kombëtar.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për kontributin që vazhdon të japë zoti Shkreli edhe sot e kësaj dite, falë përvojës që ka dhe aftësisë së të shprehurit e artikulimit në këtë drejtim, që ne të garantojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, për Kosovën, për mbarë kombin tonë.

Recommended