Vlorë, sherr me prindërit për makinën, 13-vjeçari vetëvritet me pistoletë 'TT' në stan

  • 6 years ago
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se 13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. Merdjan Aliaj është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar te stani ku edhe ka qëlluar veten me armë zjarri.

Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Recommended