Analistet ne Beograd: Zgjidhja e domosdoshme

  • 6 years ago
Analisti Bojan Elek nga Mitrovica thotë në Beograd se serbët e Kosovës shihen me paragjykim nga të gjitha anët. Analisti i qendrës beogradase për politika të sigurisë thotë se konfliktet kanë shkaktuar shumë probleme dhe pak kanë krijuar të ardhme.

 ?Serbët nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa viza. Shihen si problem nga shqiptarët. Në Serbi shpesh ka paragjykime se kanë shitur pronat për miliona dhe kanë ardhur këtu në Kralevë e vende tjera?, tha analisti.

Kjo qendër ka bërë një analizë, 82 për qind të serbëve janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo megjithatë nuk reflekton mundësinë e zgjidhjes. Elek thotë se Serbia do të mos turpërohet dhe të fitoje dicka, ndërsa Kosova e di që pa Serbinë vështirë se mund të shkojë para. Vullneti për zgjidhje nuk ekziston.

Analisti i BCBP u shpreh: ?Në mënyrë që të mos merren me korrupstionin, ligjet, faktin që të rinjtë ikin për shkak të ekonomisë gjatë tërë kohës shfrytëzohet ky konflikt prej dy dekadash për pikë politike nga të dyja anët dhe që të bëhet shumë pak progres për jetën e qytetarëve. Kjo ndodh vetëm kur insistojnë ndërkombëtarët?.

Bojan Elek thotë se një zgjidhje është e domosdoshme, pasi mundësia për zhvillim me një konflikt të tillë është e vështirë. Por është e vështirë të thuhet se çfarë është reale në idetë e shumta politike dhe zgjidhjet e pakta.

Tv Klan

Recommended