Ora News - ARRSH: Nis rehabilitimi i akseve Gjirokastër-Lazarat dhe Melgushe-Mjedë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Segmenti rrugor Gjirokastër ?Lazarat me një gjatësi prej 3.4 km dhe segmenti Melgushe-Mjedë me një gjatësi prej 7 km do t'i nënshtrohen rehabilitimit. Ndërhyrja është financuar nga BB në kuadër të Projektit "Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate".

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes për garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Ndërhyrja do të kryhet me segmente të pjesshme dhe levizja e mjeteve do te kryhet në një korsi, në mënyrë të lejimit te qarkullimit normal për automjetet.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Ndërsa ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-nisin-punimet-rehabilitimin-e-segmentit-rrugor-melgushe-mjede

Recommended