LIVE nga Shkodra, operacion i gjërë policor, RENEA rrethon lagjet Kiras dhe Dobraç
  • 6 years ago
SHKODËR- Report Tv mëson se njësia Speciale RENEA ka rrethuar lagjet Dobraç dhe Kiras. Burimet bëjnë me dije se snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër. ?Shqiptarja.com? ka siguruar foto nga kontrolli i forcave policore në këto zona. Policia është vënë në ndjekje të personave me precedentë të mëparshëm penalë.Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se janë shoqëruar disa persona, por s?ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e dyshuar të vrasjeve të fundit në Shkodër.

Policia ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Elbasan, Lezhë, Tiranë e Durrës. Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes ditën e shtunë të biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku.

Në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.
Recommended