Dom Artur Jaku: Boll me vrasje! Do gjykoheni nga zoti ndërsa qeveria ditën e zgjedhjeve

  • 6 years ago
Pas ngjarjeve kriminale të njëpasnjëshme në qytetin e Shkodrës, vrasje të pazbardhura ende një apel i fortë vjen nga një njeri i Zotit.

Meshtari i Shkodrës, Dom Artur Jaku ka një mesazh për të gjithë ata që marrin jetë njerëzore. Duke iu drejtuar kriminelëve Jaku thotë se ata mund t?i shpëtojnë policisë, mund t?i shpëtojnë drejtësisë por nuk kanë për t?i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete.

"Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t?i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete?,- shprehet ai.

Në muajt e verës në Shkodër kanë ndodhur gjashtë vrasje, plagosje dhe zhdukje personash. Të gjitha këto ngjarje flasin për një përplasje mes bandave. Kjo ka bërë që prej dy ditësh forca të shumta të njësisë Speciale RENEA të rrethojnë lagjet Dobraç dhe Kiras. Burimet bëjnë me dije se snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër. Dy ditë më parë edhe lagjja Rus në Shkodër pati kontrolle të befasishme nga FNSH-ja.

Recommended