Goditet grupi i heroinës në Unazën e Re, sekuestrohet arsenal armësh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës godet një tjetër rast të shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta,  duke sekuestruar edhe armë zjarri  e municion luftarak.



Tre shtetas u arrestuan në kuadër të këtij operacioni ndërsa një tjeter është shpallur në kërkim.



Konkretisht u bë arrestimi në flagrancë i shtetave :



- Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë.



- Romeo Ramadani, 32 vjeç,  banues në Tiranë.



Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:



- A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.



Në rrugën ?Kujtim Laro? gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramadani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.



Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.



Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :



- 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit ?Heroinë?

- Automjet

-1 shot Gun

-1 armë gjahu

- 16 fishekë arme gjahu

- dylbinj

- fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm

- 45 fishekë manovre



Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e ?Astirit? u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :



- Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.



Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Recommended