Report Tv- Skema që kishin ngritur 4 skifterët shqiptarë për të grabitur skafe e gomone

  • 6 years ago
Falë një operacioni të mirëorganizuar të Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj Greke të koduar ?Butrinti? janë sekuestruar 5 mjete lundruese të vjedhura. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe katër persona.

Më datë 02.09.2018, në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm: F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarand?.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.

Recommended