Prishtinë – Beograd, BE: Marrëveshje për stabilitet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në takimin informal të ministrave të jashtëm në Vjenë, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn u shpreh se është ende herët për të folur për detajet e marrëveshjes Kosovë serbi, por e rëndësishme është që ajo të sjellë stabilitet në rajon. Ai theksoi se të dyja këto vende duhet të zgjidhin konfliktet dypalëshe si parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Euroian.

 

"Ne jemi pro çdo zgjidhjeje qe do te sillte stabilitet ne rajon. Është heret per te diskutuar, ka mendime dhe shqetësime pikante nga vende të caktuara, por ka gjera te tjera qe duhet te diskutohen me pare ne marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Përpara se te integrohen ne BE duhet te zgjidhen konfliktet dypalëshe. Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës do të diskutohet nga udhëheqësit e të dy vendeve. Ka progres, por është shumë herët për të diskutuar detajet."

 

Edhe kryediplomati serb Ivica Daçiç gjykon se marrëveshja do të sillte stabilitet në rajon dhe integrim në BE, por shprehet i pasigurt për këtë të fundit.



"Serbia është e angazhuar te arrije nje kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pasi kjo do te sjelle stabilitet ne rajon. Gjithashtu do te hape rruge integrimit tone ne BE por ne nuk jemi te sigurt deri sa kjo gjë te ndodhe."



Ndërsa ministri i jashtëm shqiptar Bushati tha se është e rëndësishme që të vijojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Procesi sipas tij është delikat, por komisioni europian po e vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve.



Një ditë më parë presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan bisedë telefonike me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Wess Mitchell, ku të dy garantuan mbështetjen e SHBA për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Recommended