Report TV - Breshëri plumbash në banesën e prindërve, gazetarja Klodiana Lala: Duan të më frikësojnë

  • 6 years ago
Tiranë- Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se në momentet e sulmit familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën e gazetares në lagjen ?Bruk?, në rrugën ?Shkëndija?.

Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për ngjarjen reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili dënon aktin e rëndë. Vetë Lala e kontaktuar nga UGSH-ja, ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

"Sulmi është një tentativë e pastër për të më frikësuar",- ka thënë ajo për UGSH.

Recommended