Audiopërgjimi, Biba: Letër Strasburgut, më përgjuan njerëz pa mandat, të dali gjithë biseda

  • 6 years ago
TIRANE-Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka deklaruar sot përmes një konference për mediat se do i drejtohet me një letër Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut për cështjen e audio-përgjimit të dalë në një media afër demokratëve. Opozita akuzon Bibën se ushtroi presion tek gjyqtari shqiptar në Strasburg Ledi Bianku për të ndihmuar qeverinë shqiptare për shtyrjen e vendimeve për cështjen e pronave. E ndërsa e mohon një akuzë të tillë, Biba shprehet se do i dërgojë një letër Presidentit të Gjykatës për t?i shprehur shqetësimin, sipas tij për ?manipulimin e kësaj situate nga individë që punonin në atë gjykatë, apo struktura të gjykatës që kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi?.

U kam thirrur për të ndarë komunikimin tim të fundit në lidhje më këtë cështje. Më në fund gjykata e Strasburgut foli, që konfirmoi variantin tim të së vërtetës. Ai do të mësohet vetëm atëherë kur të bëhet publike audio e plotë. Deri atëherë sikur rezulton edhe nga deklarata e zyrtarit të gjykatës. Unë kam takuar një gjyqtar të gjykatës së Strasburgut dhe i kërkova të na asistonte me dijenitë e tij në lidhje me një kërkesë të Shqipërisë për të mundësuar shtyrjen e afatit të një detyrimi, 2014, kur qeveria sa ishte krijuar mund të falimentonte apo të vendoste në pozitë të vështirë financat e Shqipërisë. Shifra që duhet të paguante shteti ishte mbi 50 milionë euro dhe ishte e pamundur që qeveria ta paguante sikur kërkohej. Gjyqtari bisedën, sikur thotë gjykata e ka konsideruar të pa përshtatshme. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për një qasje të përshtatshme, por jo ndikim apo shantazh. Më vjen keq që Bianku nuk e ndau këtë qasje të tij në atë moment dhe të thoshte se mënyra që po i drejtohesha ishte e papërshtatshme. Askush nuk ka guximin për të publikuar audion e plotë.