Report Tv-Peshkimi i paligjshëm në Fierzë, kreu i Inspektoratit të Kukësit: Shkelësit do procedohen

  • 6 years ago
Mungesa e reshjeve në muajin gusht ka bërë që të ulet niveli i ujit në liqenin e Fierzës në Kukës. Rënia e nivelit të ujit ka rritur sasinë e peshkut të zënë nga peshkatarët në mënyrë të paligjshme.

Inspektoriati Rajonal i Peshkimit në Kukës iu bën thirrje peshkatarve që të ndalojnë, në të kundërt në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Kufitare, do të bëhet sekuestrimi i materialeve të peshkimit.

Sipas këtij Inspektoriati, në disa zona të liqenit, janë konstatuar raste të shumta të zënies së peshkut të llojit ?Luçiper? në fazën e rritjes, kjo në kundërshtim me ligjin e peshkimit.

Një veprim i pandërgjegjshëm dhe i paligjshëm është zënia e peshkut ?Luçiper?, i cili ndodhet në fazën e rritjes. Edhe njëherë i bëjmë thirrje peshkatarëve se që nesër do të dalim dhe do të bëjmë monitorimin dhe kushdo që do të kapet me peshkun nën peshën e lejuar do të procedohet penalisht.

Halim Dafku, Kryeinspetor Rajonal i Peshkimit, Kukës

Në brigjet e liqenit të Fierzës janë të licensuara 4 grupe peshkatarësh, ndërkohë që këtë aktivitet e ushtrojnë edhe 150 grupe të tjera të pakontrolluara.

Në këtë liqen jetojnë 11 lloje peshqish, që nga koha e krijimit të tij.

Recommended