Ora News - Regjistrimet në Universitet pranë Sekretarive, respektoni afatin prej 48 orësh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Regjistrimi i maturantëve që kanë rezultuar fitues në një nga programet e studimit kryhet vetëm pranë Sekretarive mësimore të Fakultetit përkatës. Në dispozicion maturantët kanë 48 orë kohë, në të kundërr rrezikojnë studimet.

Data 30 gusht shënon nisjen e regjistrimeve për në institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private.

Maturantët që kanë rezultuar fitues duhet të paraqiten pranë Sekretarive mësimore përkatëse.

Kestri Korçari, Sekretare e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, sqaron maturantët për dokumentacionin që duhet të dorëzojnë ditën e regjistrimit.
Kresti Korçari: Mjet identifikimi që mund të jetë karta e identitetit ose pasaporta. Dokument tjetër është dëftesa e maturës shtetërore, provimet e maturës shtetërore të cilat duhet të jenë të sigluara nga Drejtoria Arsimore e rrethit përkatës.Është deklarata që duhet të plotësojnë pranë Sekretarisë mësimore e cila jepet nga Fakulteti përkatës.Kandidatët që kanë mbaruar studimet para vitit akademik 2016-2017, duhet të kenë patjetër me vete formularin A1Z ku është ID e maturës shtetërore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/regjistrimet-ne-universitet-prane-sekretarive-respektoni-afatin-prej-48-oresh

Recommended