Veseli: Opozita rrezikon stabilitetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë politike opozitare në Kosovë kanë marrë një iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.



Sipas kreut të parlamentit Kadri Veseli,  ?ky veprim, ndonëse proceduralisht është në rregull, politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do trajtojë?.



Veseli thekson se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta.



"Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj. Paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend."

 

Sipas kreut të kuvendit, është për të ardhur keq që këto parti opozitare vazhdojnë të cenojnë parimin themelor të shtetit demokratik. Ai shton gjithashtu se partitë opozitare duhet të flasin hapur nëse janë pro apo kundër dialogut me Serbinë.



 "Partitë opozitare, nëse janë pro këtyre qëllimeve, atëherë janë të mirëseardhura në ndërtimin e platformës së përbashkët të zhvillimit dhe finalizimit të dialogut dhe për të qenë pjesë aktive e ekipit të përbashkët të unitetit. Në rast se janë kundër dialogut dhe me dezinformata qëllimkëqija duan t?i manipulojnë qytetarët, duke u thënë se gjoja shteti dhe territori i Kosovës është në rrezik, le të flenë rehat, sepse institucionet shtetërore janë në krye të detyrave kushtetuese."



Veseli e përfundon statusin e tij se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si i tillë merr pjesë në Dialogun Kosovë-Serbi, por duke mos negociuar për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

Recommended