Ora News - Rinas, në 20 ditë 9 fluturime të anuluara dhe 16 vonesa me mbi 4 orë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë 20 ditëve të parë të muajit gusht, në aeroportin ?Nënë Tereza? janë anuluar nëntë fluturime dhe 16 të tjera janë vonuar me mbi katër orë. Por përveç dëmit të shkaktuar për pasgjerët, kompanitë ajrore nuk përkujdesen apo t?i dëmshpërblejnë udhëtarët e tyre, për shkak të mungesës së informacionit nga këto të fundit.

Vonesat e fluturimeve në aeroportin e Rinasit gjatë muajit korrik dhe gusht kanë arritur shifrat rekord për vendin tonë.

Burime nga Aviacioni Civil,thanë për Ora News se nga data 1 deri me 20 gusht janë anuluar 9 fluturime dhe 16 vonesa me mbi 4 orë.

Por përveç çmimeve të larta të biletave, udhëtarët përballen edhe me vonesat e kompanive ajrore.

Në këto raste kompanitë nuk lajmërojnë më parë klientët dhe nuk përkujdesen ndaj tyre, duke i lënë të presin në rastin më të mirë, me orë të tëra në sallat e pritjet së aeroportit ?Nënë Tereza? ose në rastin më të keq, pasagjerët presin fluturimin e tyre me disa ditë.

Kompanitë ajrore, në rastet më të shpeshta nuk dëmshpërblejnë pasagjerët siç ndodh ne vendet e BE, për shkak se qytetarët shqiptarë kanë mungesë informacioni mbi rrugën që duhet të ndjekin në këto raste.

Në shkurt të vitit 2005, në vendin tonë ka hyrë në fuqi rregullorja e BE 261/2004, e cila përcakton rregullat e përbashkëta mbi kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në situata të caktuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rinas-ne-20-dite-9-fluturime-te-anuluara-dhe-16-vonesa-me-mbi-4-ore

Recommended