Universitetet në pritje të fituesve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas tre ditësh kandidatet per student do te mesojne degët ku janë shpallur fitues. Ne 28 gusht shkollat e larta publikojnë listën e te rinjve fitues, sipas kuotave per çdo dege dhe vijën e kuqe. Universiteti i Mjekësisë nje nga me te kërkuarit është ne fazën e përpunimit te te dhënave, sipas kritereve te përcaktuara nga çdo fakultet i tij. Zv/rektorja Anyla Bulo tregon për Vizion Plus se mëngjesin e se martës publikohet lista e 1040 kandidateve fituesve.



Edhe per këtë vit, Fakulteti i Mjekësisë ka vendosur mesataren 8.5 si kriter pranimi. Ndonëse nje vit me pare fituesi i fundit ishte me mesataren 9.6




Edhe universitete e tjera po përpunojnë te dhenat per nxjerrjen e kandidateve fitues, ndërsa disa fakultete i kane shpallur me herët. Ndërkohe sipas udhëzimit te Ministrisë se Arsimit me afishimin e listave, ne 30 gusht nis regjistrimi i fituesve. Ky proces do te vijoje deri ne 12 shtator me disa nenfaza dhe lëvizje te vijes se kuqe. Ndërsa ne 15 shtator behet aplikimi per raundin e dyte te pranimeve dhe zgjat pese dite.
Recommended