'Më pyesin ku je' rikthen në Durrës artistët Dedja-Berdyna, ftesë për të mos harruar miqtë

  • 6 years ago
?Më pyesin ku je?, një monolog autobiografik, që ka në qendër të gjithë ata që kanë kapërcyer kufijtë e vendlindjes, por jo vetëm, u prezantua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Nën interpretimin plot ndjenjë edhe vërtetësi të aktores Dardana Berdynës, monologu ?Më pyesin ku je? me regji të Albert Dedjas kishte jo vetëm për qëllim, që çifti i artistëve t?u tregonin të pranishmëve se si arti ka shërbyer që ata të njohin më mirë shpirtin e njëri-tjetrit, por edhe për të forcuar këto ndjenja me miqtë e tyre, duke i ftuar ata në shtëpinë e shpirtit.

Ne në vitet ?90-të kemi kaluar fazat që kanë kaluar të gjithë emigrantët, por nuk e lëshuam asnjëherë barkën e shpëtimit që ishte arti. Është një barkë shpëtimi, se na orientonte drejt shpirtit. Të tjerët e vlerësuan këtë pasuri tonën, sepse kishim ikur nga Shqipëria të pjekur artistikisht. Kishim një formë komunikimi të lirë me artistët italianë. Kjo na dha mundësinë, që dalëngadalë të arrinim këtu ku jemi sot. Gjithmonë me punë edhe me përpjekje.

Albert Dedja, regjisor e skenograf
Artistët Dardana Berdyna dhe Albert Dedja janë çift në skenë edhe në jetë. Ata jetojnë edhe punojnë në Itali, por kjo nuk i pengon që të mendojnë për Shqipërinë.

Unë jam aktore edhe regjisore, por arti i Bertit më ka ndihmuar në këndvështrimin e artit pamor. Është një pasuri, një gjuhë e re që ndikon edhe enë shfaqje. Bashkëpunimi ynë sa i përket realizimit të një vepre teatrale është total, qoftë profesionale, qoftë si burrë e grua. Gjithë ku rrugëtim ja ka vlejtur. Është një frazë shumë e bukur, që thotë nevoja për të takuar të tjerët, për të parë në sy, ne jemi ndierë gjithmonë inferior përballë realiteteve jashtë vendit tonë, nuk e di pse. Ndoshta përkufizimet ideologjike që na kanë shoqëruar. Edhe pse artistët tanë kanë bërë rrugë edhe na kanë përfaqësuar. Nëse në vendet e tjera është normale që të kapërcesh një kufi, tek ne është si të bësh një revolucion. Ne e kemi konsideruar gati tragjedi ikjen e një brezi. Është, por jo kaq. Jeta vazhdon, jeta kështu është edhe në emër të kësaj duhet që të bëjmë përpjekje për një jetë më të mirë....

Recommended