Report TV - Çfarë po ndodh në Tiranë? Zjarri në çerdhen nr.14 i qëllimshëm, u pre tubi i gazit
  • 6 years ago
Tiranë- Zjarri i rënë në çerdhen numër 14 në zonën e ?Ali Demit? në Tiranë 6 ditë më parë ka qënë i qëllimshëm, ndërsa ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme edhe në çerdhen numër 16, në njësinë 5, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

Nga hetimet e ekspertëve të zjarrëfikseve, rezulton se ka pasur dëmtime në sistemin e gazit të çerdhes, ku janë prerë tubat. Kjo ka shkaktuar rënin e zjarrit në çerdhen numër 14.

Dosja hetimore tashmë është në duart e Policisë së Shtetit, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Në datën 16 gusht depoja e ushqimeve të çerdhes numër 14 në ?Ali Dem? u përfshi nga zjarrit. Ndërkohë mbrëmjen e së martës flakët e zjarrit përfshinë çerdhen numër 16 që ndodhet në të njëjtën godinë me njësinë bashkiake numër 5 në ish-Bllok.

Paraprakisht si shkak i zjarrit është dëmtimi i një kabulli elektrik të frigoriferit, ndërsa burime informacioni pranë policisë bëjnë me dije për Report Tv se ka dyshime të forta se dhe këtë herë kemi të bëjmë më zjarrëvënie të qëllimshme.
Recommended