Vëzhgimi i Ora News/ Kurban Bajrami boshatis plazhin e Durrësit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festa e Kurban Bajramit boshatisi këtë të martë plazhin e Durrësit!

Një vëzhgim me kameran e Ora News në plazhin më të madh të vendit tregoi se veç temperaturave të larta, asgjë tjetër nuk tregon se jemi ende në pikun e sezonit turistik!

Shezlongët përgjatë të gjithë vijës bregdetare ishin thuajse bosh!

Kosovarët, pushues besnikë buzë adriatikut, por të njohur edhe për lidhjet e forta me besimin, nuk kishin ardhur për shkak të festës, ndërsa ata që rezervimi i pushimeve i zuri në Durrës, thanë se kishin dalë për pak orë, pasi nuk mund ta humbin drekën tradicionale të Kurban Bajramit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezhgimi-i-ora-news-kurban-bajrami-boshatis-plazhin-e-durresit

Recommended