Ora News - Kuvendi nis punimet me 3 shtator, Balla apelon opozitën: Të votojmë Magjistraturën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë sërish thirrje opozitës që të japë votën pro dispozitës për shkollën e Magjistraturës. Kërkesa e zyrtarit socialist u bë gjatë konferencës me dy deputetët gjermanë. Thirrja e ballës duket se vjen para nisjes së sesionit të ri parlamentar më 3 shtator në ora 18:00 pritet.

Balla: Kuvendi nis më 3 shtator dhe unë do të doja të ribëja apelin kundrejt opozitës që në seancën e parë apo të 3 shtatorit që mblidhet në orën 18:00 të kishim mundësi të votonin rivendosjen në afat të një dispozite tranzitore që ka të bëjë me shkollën e Magjistraturës.

Në takimin me Josip Juratovic dhe Martin Roseman Balla tha se u diskutua për integrimin dhe u analizua puna e bërë gjatë muajve korrik dhe gusht për procesin screeing. Ndërsa gjermani Juratovic garantoi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit, por kishte një lutje për të gjithë shqiptarët.

Josip Juratovic: ?Na ndihmoni që t?ju ndihmojmë! Ecuria pozitive e reformës në drejtësi, është një argument pozitiv për Gjermaninë dhe për vendet e tjera të BE-së. Shqipëria dhe rajoni janë një oboor i brendshëm i Europës, në këtë këndvështrim janë pjesë e Europes. Gjermania është e angazhuar për marrjen e endimeve pozitive për Shqipërinë dhe Rajonin?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kuvendi-nis-punimet-me-3-shtator-balla-apelon-opoziten-te-votojme-magjistraturen
Recommended