I jepet lamtumira Admir Bokrinës

  • 6 years ago
Admir Bokrina që humbi jetën një javë më parë nga shembja e urës Morandi në Xhenova ne Itali është përcjellë në banesën e fundit ne vendlindjen e tij në Oblikë të Shkodrës. Miq, të afërm e familjarë kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të 32-vjeçarit.

Lot dhe dhimbje jo vetëm për familjarët, por për këdo që e njihte Admirin. Ai emigroi në moshë të re, dhe gjithmonë sipas të njohurve të tij, kishte lënë respekt.

Disa prej atyre që punuan me 32-vjeçarin në Itali, u kthyen për t'i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Së bashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22-vjeçari Marjus Djerri, i cili ndodhej në të njëjtën makinë teksa ishin duke shkuar për në punë. Ura Morandi u shemb mesditën e 14 Gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali ku humbën jetën 43 persona.

Recommended