Bashkitë e djathta: Taksa e pronës jo në faturën e OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkitë e djathta kundërshtojnë nismën e qeverise qe taksa e pronës te mblidhet nga Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike. Përmes nje reagimi, shoqata e bashkive e cilëson projektvendimin shkelje flagrante te ligjit dhe autonomisë vendore.



Projektvendimi i paligjshëm i qeverisë parashikon që OSHEE të mbledhë taksën e ndërtesës kundrejt një komisioni prej 4% të shumës së mbledhur. Kjo është në kundërshtim të hapur me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore dhe me ligjin për sistemin e taksave vendore, ku thuhet shprehimisht se ?është e drejta e bashkisë të përcaktojë mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjella.?



Sipas demokrateve, nga  eksperiencat e vendeve te rajonit nuk ka asnjë praktike te tille ku qeveria te caktoje edhe agjentin edhe komisionin për mbledhjen e taksave.



Ndërhyrja e qeverisë me një agjent tatimor të varur prej saj është provuar si e dështuar. Kur Drejtoritë Rajonale Tatimore u caktuan nga qeveria për mbledhjen e një takse vendore si ajo e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të biznesit të vogël, të ardhurat e bashkive u reduktuan ndjeshëm dhe sistemi i llogaritjes së parave të mbledhura, u fut në kaos. Bashkitë nuk kanë kontroll mbi sistemet e përdorura nga institucionet qendrore dhe shpesh, kjo ka sjellë mosdeklarim të plotë të të ardhurave të mbledhura, duke derdhur në llogaritë e Bashkive aq sa t?i tekej qeverisë.



Shoqata e Bashkive kërkon tërheqjen e qeverise nga nisma qe sipas tyre cenon autonominë, ndërsa propozon qe te jene bashkitë ato qe do te vendosin se si do të mblidhet taksa e ndërtesës.

Recommended