Ndërtuesi i arrestuar në Greqi ishte dënuar në Itali - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 6 years ago
Të enjten, në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit, e njohur edhe si Qafë Bota, policia greke arrestoi një 48-vjeçar shqiptar biznesmen. Ky është njoftimi i shpërndarë nga policia greke një ditë më pas, e cila sqaron se arrestimi është bërë për llogari të shtetit italian, i cili e kishte dënuar me akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë.