Ora News - "Tuareg" i arratiset policisë, përplas 4 makina. Arrestohen të 'fortët' me pistoleta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ndjekje e ngjashme me ato të filmave ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të natës së shkuar në Tiranë, duke shkaktuar një përplasje të shumëfishtë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën "Jordan Misja" dhe ka vijuar pranë zonës së ish-Stacionit të Trenit. Policia e Tiranës bën me dije se gjatë ndjekjes së një automjeti ku udhëtonin dy persona, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Pas gjithë aksionit, kanë përfunduar në pranga shtetasit Gentjan Koçi, 25 vjeç, drejtues i mjetit Tuareg, dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, pasagjer, të dy banues në Tiranë.

Ndjekja- Ndjekja e të rinjve ka nisur në rrugën "Jordan Misja", ku policia i ka bërë me shenjë të ndalojë një mjeti tip "Tuareg" (touareg) por drejtuesi i të cilit i ka dhënë gaz në përpjekje për t'u arratisur.

Sipas policisë, ata "janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës "Jordan Misja", ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre".

Sekuestrohen armët- Dy të rinjtë që udhëtonin me fuoristradë mbanin me vete dy armë zjarri pistolete. Policia sqaron se gjatë ndjekjes së tyre, ata i kanë hedhur armët, njërën në oborrin e një banese dhe tjetrën në një rrugicë. Njërën nga armët e kishte drejtuesi i makinës, shtetasi Gentjan Koçi, ndërsa pistoletën tjetër e kishte pasagjeri Ervin Kodra.

"Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit ?Pistoletë?, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë", thuhet në njoftim.

Nuk ka të plagosur - Policia nuk sqaron në deklaratë nëse ka persona të plagosur, pavarësisht raportimeve në media të ndryshme. Gjithashtu, në deklaratë nuk specifikohet se çfarë lloje automjetesh janë përplasur nga makina e të rinjve, ndërsa në videot e filmuara pranë vendit të ngjarjes, shihet edhe dy motorë policie të rrëzuar në rrugë, ndërsa njëri shihet i dëmtuar.

"Drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera", sqaron Policia e Tiranës.

Në deklaratë thuhet se të rinjtë janë ndjekur nga shërbimet e "Forcës së Posaçme Shigjeta".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tuareg-i-arratiset-policise-perplas-nje-makine-dhe-dy-motore-te-shqiponja

Recommended