Ndjekje policore dhe aksidente, dy te rinj kapen me pistolete

  • 6 years ago
Ndjekje policore e makina të shkatërruara, kjo është ngjarja që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në Tiranë në rrugën ?Jordan Misja?.

Dy persona të armatosur secili me pistoletë, refuzuan t?i ndalonin postbllokut të policisë dhe tentuan të arratiseshin.
Gentjan Koçiu 25 vjeç dhe Ervin Kodra 33 vjeç u arrestuan nga uniformat blu. Dy të rinjtë udhëtonin me një automjet ?Volkswagen Tuareg?, i drejtuar nga 25-vjeçari Koçiu dhe pasagjer 33-vjeçari Kodra, përplasi katër makina të tjera pasi tentuan që të largoheshin për të mos u arrestuar.

Gjatë këtij momenti, ata braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë, duke hedhur në oborrin e një banese dhe në një rrugicë dy pistoletat që kishin me vete. Por arratia e tyre nuk zgjati shumë. Ata u arrestua nga forcat e policisë dhe u shoqëruan në Komisariatin Nr.3. Uniformat blu gjetën edhe dy pistoletat e të rinjve që ishin hedhur në tokë për t?u fshehur. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Recommended