Incidenti pranë burgut 313/ Fuoristrada thyen postobllokun e policisë, merr para makinën e 2 motorë

  • 6 years ago
Ndalohen dy të rinj nga policia e Tiranës dhe akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në kryqëzimin ?Jordan Misja? pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me Unazën e Tiranës ndërsa një Furositradë "Tuareg" ka përplasur një veturë që ishte në pritje të semaforit dhe dy motorët e patrullës ?Shqiponja?.

Të lënduar kanë mbetur dhe dy efektivët e policisë ndërsa sipas denoncimeve nga qytetarët, shoferi i Fuoristradës ka qenë dhe i armatosur.

Janë këto fotot e siguruara në vendngjarje ku dy motorat e patrullave "Shqiponja" kanë mbetur të rrëzuar në tokë ndërsa për afro 1 orë është bllokuar dhe qarkullimi në këtë aks.

Recommended