Erdogan hakmerret ndaj SHBA: “Bojkot produkteve elektronike amerikane” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

E ndërsa Turqia vazhdon të përballet me krizën e monedhës së saj, presidenti Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi bojkotimin e produkteve elektronike amerikane, pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.



Recep Tayyip Erdogan: ?Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të Amerikës. Nëse ata kanë ?iPhone?-in, të tjerë kanë Samsung-un. Në vendin tonë ndërkohë është Venus, Vestel, kompania turke e ?smartphone?-ve?. Turqia do të prodhojë produkte më të mira se çdo produkt i blerë nga jashtë me valuta të huaja, dhe do t?i eksportojë ato?.


Gjatë një fjalimi në përvjetorin e 17-të të themelimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdo?an siguroi se vendi i tij do të dyfishojë të ardhurat për FRYME me arritjen e synimeve të caktuara për vitin 2023, ku çdo qytetar, do të jetë dyfish me i pasur.



Kriza e lirës turke vjen në një periudhë që marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë janë ne kulmin e acarimit.



Por mosmarrëveshjet u përshkallëzuan pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.



Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi presionin duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50% respektivisht.
Recommended