Sherr masiv në sheshin e trageteve

  • 6 years ago
Pamjet e sherrit në sheshin e trageteve në portin e Durrësit janë bërë virale në rrjetet sociale.

Përplasja ku u përfshinë me dhjetëra qytetarë që prisnin të udhëtonin me tragetin e linjës Durrës-Bari, ka nisur fillimisht mes një prej rojeve italian të kompanisë private të tragetit dhe pasagjerëve.

Këta të fundit ishin acaruar pasi prisnin që të udhëtonin drejt Italisë, por trageti që duhet të ishte nisur prej orës 12 të ditës së shtunë kishte pësuar difekt. Ata kanë qëndruar më shumë se 6 orë në pritje, por askush nuk ju ka dhënë shpjegime për vonesën.

Këtë të hënë reagoi dhe Drejtoria e Policisë së Durrësit, që lajmëron se është ndaluar 35-vjeçari me inicialet I.M. banues në Itali, pasi ka goditur me sende të forta disa nga pasagjerët. Sherri masiv është vendosur nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së Policisë së Kufirit në portin e Durrësit.

Tv Klan

Recommended