Ora News - Vijon fluksi i hyrjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon fluksi i hyrjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme në vendin tonë. Çdo ditë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korcë meren deklarata të emigrantëve që janë kapur në kufi.

Ditën e dielë policia kufitare ndaloi 25 refugjatë midis të cilëve edhe shumë fëmijë dhe të moshuar. Burime të rezervuara thonë se emigrantët i përkasin shtetësisë siriane, irakiane dhe palestineze.

Mes tyre kishte edhe nëna me fëmijë të vegjël.

Kapshtica mbetet pika më e nxehtë përsa i përket zonës ku hyjnë ilegalisht refugjatët.

Ata udhëtojnë prej shtetit grek duke kaluar në Shqipëri ndërsa destinacioni kryesor mbeten vendet e Europës perëndimore.

Kapja e 25 refugjatëve u krye nga policia kufitare e cila është e pozicionuar prej muajsh në pikat kyce në kufi. Grupi i refugjatëve u kap në fshatin kufitar të Trestenikut ndërsa një pjesë tjetër në qendër te qytetit të Bilishtit.

Pasi iu morën deklarimet, emigrantëtë u derguan në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Shqipëria ka marrë një angazhim karshi vendeve të BE-së duke deklaruar se do të bëjë të mundur bllokimin e emigrantëve me qëllim që ata të mos udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vijon-fluksi-i-hyrjes-se-emigranteve-nga-lindja-e-mesme