Report TV - Zbulohen disa predha në Elbasan, dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore
  • 6 years ago
Në qytetin e Elbasanit janë gjendur 16 predha luftarake, të cilat dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstrksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të Elbasanit.

Gjatësia e predhave luftarake shkon rreth 50 cm dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në temperaturat e larta të këtyre ditëve, gjë që i bën ato një rrezik potencial për të shpërthyer.

Teksa autoritetet kompetente kanë larguar vetëm 6-7 predha, tek banorët vazhdon të jetë e pranishme ndenja e panikut.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Në lagjen 5 Maji, Elbasan, punonjësit e firmës së ndërtimit, gjatë punimeve për riparimin e rrugës në këtë lagje kanë konstatuar 15 copë predha të vjetra artilerie.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjare ku janë marrë masa për ruatjen dhe sigurimin e tyre si dhe janë njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë, për marrjen e masave dhe heqjen e tyre.
Recommended