Maqedoni, fushatë kundër referendumit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Maqedonisë do të duhet të vendosin pro ose kundër ndryshimit të emrit në bazë të marrëveshjes me Greqinë më 30 shtator.



Por organizata të ndryshme joqeveritare dhe iniciativa qytetarë në Maqedoni, kanë nisur fushatën ?Maqedonia bojkoton?, e cila synon të nxisë qytetarët të votojnë kundër referendumit. Deri më tani 28 organizata pjese e te cilave janë edhe ish anëtarë të partisë opozitare VMRO-DPMNE, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.



Ata kërkojnë që kryeministri Zoran Zaev të japë dorëheqjen.



Sipas ekspertëve në Maqedoni, fushata e nisur nga shoqatat joqeveritare kundër daljes në referendum të qytetarëve, ne fakt është nismë e partisë më të madhe opozitare VMRO.



Por kundër referendumit kanë dalë edhe parti politike shqiptare. Kreu I Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela vlerëson se referendumi për ndryshimin e emrit është i panevojshëm megjithatë shton se subjekti i drejtuar prej tij do te vendose ne nje mbledhje te posaçme për qëndrimin mbi referendumin e 30 shtatorit.



Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, vazhdimisht i ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, por edhe partive opozitare, të dalin në referendum dhe të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë. Zaev thekson se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërsa populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë maqedonisht.