Dikur punesonte 1000 persona, sot ish-uzina eshte kthyer ne germadhe

  • 6 years ago
Pa çati dyer dhe dritare ndërsa muret po rrëzohen. Kjo është gjendja e uzinës së së përpunimit të naftës në Cërrik. Dikur këtu ishin të punësuar rreth 1000 persona, ndërsa sot godina është kthyer në një gërmadhë.

Sipas kontratës, koncensionari Kurum International sh.a do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por 5 vite nga firmosja e kontratës asgjë nuk është bërë. Për banorët, uzina kufomë është kthyer në burim aksidentesh.

Kjo uzinë ishte në funksion deri në vitin 1992. Që nga ajo kohë nuk prodhon më asgjë. Ndërsa banorët e zonës shpresojnë edhe e shohin atë si mundësi punësimi.

Recommended