Ne burgjet shqiptare, te denuar me probleme mendore

  • 6 years ago
716 të burgosur në Shqipëri vuajnë nga probleme mendore. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, shifra është alarmante. 269 janë shpallur me vendim gjykate si të paaftë mendërisht, por për shkak të krimit të rëndë që kanë kryer, mbahen në spitalin ? burg të Zaharisë. Ndërsa pjesa tjetër janë ekzaminuar pasi kishin filluar vuajtjen e dënimit.
Numri është tepër i lartë, duke qenë se të burgosurit në burgje dhe paragurbim janë në total 5500. Sipas drejtorit Çuko, tentativat e vetëvrasjeve të kësaj kategorie janë pothuasje të përditshme.
Një tjetër problem për Drejtorinë e Burgjeve është edhe mungesa e psikiatërve.
Së shpejti burgu i Lezhës do t?i nënshtrohet rikonstruksionit dhe do të kthehet në spital për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Recommended