Flasin prinderit e Viktorjan Picakut

  • 6 years ago
Familjarët e Viktorjan Picakut, 24-vjeçari që u vra nga dy persona në sheshin ?Abbazia? në Corato të Italisë, janë të shokuar.

I ati i viktimës Lekë Picaku, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës tregon momentin e parë kur mësoi se i biri ishtë qëlluar për vdekje. Aty pranë kishte dhe vëllain. Ai thotë se ky lajm i hidhur mbërriti pikërisht ditën kur do të kremtonin ditëlindjen e mbesës.

Ishte vetëm një telefonatë?

?Bërtiste? nuk merr frymë, ka ra, është vrarë. S?kisha çfarë t?i thosha më. Unë e kuptova faktikisht se derisa nuk po flisnin??, thotë i ati i viktimës, Lekë Picaku.

Picaku, babai i katër fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave, nuk di të thotë shumë mbi arsyet e krimit. Djali i madh i vetmi dëshmitar ndodhet ende i traumatizuar.

Pyetje: ?Di se çfarë ka ndodhur, për çfarë ka ndodhur. Cfarë ju ka thënë djali tjetër??

Babai: ?Pasha Zotin, djali tjetër nuk ka thënë gjë fare, se ai po kalon fare. Po kaloi shumë do bëhen dy kufoma. Është traumatizuar, nuk fol fare. Nuk e kupton gruan, njerëzit që i ka pranë?.

Familja Picaku, e vendosur prej 24 vitesh në zonën e ish-Kënetës në Durrës, e cila  jeton në kushte të vështira ekonomike, bën apel për ndihmë pasi e kanë të pamundur të sjellin trupin në atdhe.

?Të më vijë fëmija, kufoma. Ta varrosim, mos të kemi mort përditë?, tha i ati i viktimës.

Sipas familjarëve 24-vjeçari jetonte në Itali prej dy vitesh tek i vëllai. Një version i mediave italiane është që i riu shqiptar u vra, ndërsa ishte duke mbrojtur një vajzë të cilën po e ngacmonin dy autorët./abcnews.al

Recommended