Ora News - Klosi: Vetëm gjysma e plazheve është pajisur me kulla vrojtimi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse tashmë kemi hyrë në pikun e sezonit turistik ministri i turizmit dhe Mjedisit ka pranuar që ende nuk janë plotësuar të gjitha plazhet me kulla të vrojtimit. Gjatë një konference të përbashkët me 6 institucione të linjës, Klosi fajësoi për këtë situatë pushtetin vendor.

Klosi: Duhet të ketë 240 kulla vrojtimi dhe sot ka 162 të fiksuara në plazh. Më shumë se kullat, më të rëndësishëm janë ruajtësit e plazhit që janë 250 në të gjithë territorin.

Ndërkohë për sa i përket cilësisë së ujërave në plazhe ministri tha se pavarësisht marrjes së masave dhe ndërtimit të kolektorëve përsëri ka probleme.

Klosi: Ka probleme për të cilat po punojmë. Shqetësimi jonë është real, megjithëse ka përmirësime, duhet më shumë ndërhyrje.

Kreu i Sigurisë dhe Rendit në policinë e shtetit bëri me dije se tashmë policia ka nisur të veproj me masa të përforcuara.

Vëmendje po i kushtohet edhe kushteve higjeno ?sanitare në strukturat akomoduese ku po realizohen inspektime të shumta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-vetem-gjysma-e-plazheve-eshte-pajisur-me-kulla-vrojtimi

Recommended