Ambasadorja franceze Vasak për Gjykatën Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e krijuar në kupolën e drejtësisë që aktualisht
Reforma në drejtësi ka ende shumë etapa të cilat duhen plotësuar. Nga Korça ku takoi drejtuesit vendore, ambasadorja franceze i beri gjatë një vizite në qytetin e Korçës ku u takua me kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo.Deklarata vjen nga ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasak. Sipas saj është shumë me rëndësi që gjykata kushtuese të fillojë nga puna sa më parë.
Christine Vasak: ?Reforma ne drejtësi po ndjek ecurinë e saj. Ka shume etapa te cilat duhen plotësuar, përfshirë edhe nivelet me te larta te sistemit gjyqësor. Gjykata Kushtetuese duhet te vihet ne funksion sa me shpejt te jete e mundur. E gjithë klasa politike e di këtë. Këshilli i Evropës ka bere një rekomandim ne 26 qershor dhe perspektiva e negociatave duhet te behet realitet deri qershorin e vitit te ardhshëm. Kjo supozon qe reformat duhet te vazhdojnë dhe reforma ne drejtësi duhet te përfundoje?.
Diplomatja franceze u ndal edhe tek funksionimi i shkollës së magjistraturës. Ajo tha se është me rëndësi që Shqipëria te angazhohet për përmbushjen e reformave.
Duhet te funksionoje shkolla e Magjistraturës, te cilën ne e kemi mbështetur prej fillimit. Ne besojmë ne një Magjistrature te formuar mire, kurajoze, qe vepron sipas ligjit. Kjo supozon te luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Rruga është e qarte dhe duhet punuar për realizimin e reformave.
Vasak u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë ishte edhe kontribut i Francës, Holandës dhe vendeve te tjera.

Recommended