Trioja italiane dhe Mike del Ferro në skenën e Jazz-it, artistët shqiptarë sjellin sot etno-jazz

  • 6 years ago
Tre gjenerata artistësh rrëfyen mbrëmjen e djeshme nëpërmjet muzikës jazz identitetin e tyre. Grupi trio i italianëve para publikut shqiptar prezantuan një identitet ekspresivë, duke udhëtuar në kohë të largëta dhe duke respektuar për traditën. Muzika që shoqëroi përreth një orë publikun shqiptar ishte si një ekuilibër natyral midis së ardhmes edhe së shkuarës, nëpërmjet instrumenteve elektrikë-akustikë.
Pas lojës së veçantë të artistëve italianë, koncerti vijoi me artistin me famë ndërkombëtare Mike Del Ferro, pianistin dhe kompozitorin, i cili ka udhëtuar në rreth 120 vende të botës me muzikën e tij. Del Ferro është një bashkëpuntor i afërt edhe i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it, për të nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri.
Mike del Ferro shoqërohej edhe nga këngëtarja Kim Hoorweeg, e cila rrëmbeu duartrokitjet e publikut shqiptar, fal interpretimit kualitativ, që kishte përzgjedhur.

Ndërsa, në mbrëmjen e sotme në skenë do të ngjitet grupi belg dhe trioja shqiptare, me artistët Gent Rushin, Emiljano Dhimon dhe Ermal Rodin. Ata premtojnë, se muzika që do të sjellin është për të gjithë

Recommended