Zgjedhjet në FSHF/ Fino apel KPK-së: Gjyqtarëve që s’kalojnë Vettingun t’u rishikohen vendimet

  • 6 years ago
Deputeti socialist, Bashkim Fino ka kërkuar që gjyqtarëve që s?kalojnë Vettingun, t?u rishihen vendimet që kanë marrë gjatë detyrës së tyre.

Në një status të gjatë në Facebook, Fino ka marrë si shembull rastin e garës së zgjedhjeve në FSHF. Fino i ka bërë apel Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të shohin me detaje lëvizjet e pasurisë së dy gjyqtarëve, Marjana Dedi dhe Enkelejd Hajri.

Prej ditës së djeshme kur Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sekuestron mbi disa prona të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një debat publik ka nisur lidhur me faktin, se a duhet të rishikohen çështjet e gjykuara nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që nuk kalojnë Vettingun.

Recommended