Maya 'bashkëpunimin' me 2 moderatorët e emisionit 'Rreze Dielli', Erjona Rusi e Alban Musa

  • 6 years ago
Veç këngës së re të publikuar në fillim të këtij muaji me Fatmira Breçanin dhe bashkëpunimin më të fundit me motrat Libohova, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Maya ka vendosur të realizojë një ?bashkëpunim? të ri me 2 prezantuesit e emisionit ?Rreze Dielli? në Report TV. E ftuar në emision, Maya ka treguar për projektet më të fundit muzikore që sapo ka realizuar e po realizon, dhe ka ftuar gazetaren Erjona Rusi të bëjnë një bashkëpunim edhe bashkë.

Pas përfundimit të emisionit, 2 prezantuesit nuk i kanë rezistuar ftesës për të kërcyer nën ritmin e këngës më të re ?Të pres në aksham? që Maya po prezanton qytet pas qyteti në të gjithë Shqipërinë përmes Maratonës së Këngës Popullore.

Maya publikoi në fillim të korrikut ?Kënga jonë?, një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur tropojane Fatmira Breçani, ndërsa sapo ka realizuar një tjetër këngë me 2 motrat Libohova dhe këngën ?Të pres në aksham?.