Korçë, dëme të mëdha në bujqësi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta të shoqëruar me breshër gjate se hënës kane shkaktuan dëme të mëdha ne kulturat bujqësore ne fushën e Korçës. Vullnet Gjolla specialist ne Drejtorinë e Bujqësisë, beri me dije se me shume janë prekur kumbullat dhe mollët. Ne fshatrat Gjonomadh e Lavdar fermerët humben gjithë prodhimin e tyre.



Katër biznese e tre mjete u shkatërruan plotësisht nga dalja e përroit te fshatit Goskove te Korçës. Sipas banoreve e çdo gjë ndodhi në pak minuta. Ata thanë se përroi nuk është pastruar nga ana e bashkisë.



Per drejtorin e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë se Korçës Ilir Dinellari situata u shkaktua nga dy faktorë: nga njëra ane per shkak te reshjeve te shumta dhe nga ana tjetër nga ndërtimet pa leje nga vet banoret, si dhe hedhja e inerteve ne përroin qe kalon përmes fshatit.



Nga reshjet e një dite me pare u regjistrua dëme edhe ne lagjet periferike te qytetit te Korçës.

Recommended