Ora News - Genc Ruli pyetet për rikthimin në PD pas kafes me Bashën e Berishën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kafe kortezie ka kthyer në selinë e Partisë Demokratike ish-Ministrin Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj.

Të dy kanë pasur një takim informal me ish-kryeministrin Berisha, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputetin Tritan Shehu.

Në dalje të tyre nga selia blu, ata thanë se ishte më shumë një bisedë mes miqsh dhe se nuk bëhet fjalë për një rikthim të tyre në PD.

Takimi pasoi ceremoninë e përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit në lulishten e Kuvendit, ku ishin të pranishëm edhe protagonistët.

Mustafaj: Biseduam për të gjitha gjërat që mund të bisedohet në një takim informal.

Pyetje: Për ribashkimin e partisë?

Ruli: Tjetër gjë.Ishte një takim, nuk ka asnjë detyrim. Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjellë pemë nuk kthehem njëherë në politikë.

Pyetje: Kishit ndonjë këshillë për zotin Basha për bashkimin e partisë?

Ruli: Jo jo. Nuk mendoj se kam aq mend sa tu jap këshilla të tjerëve, kam eksperienca sa për vete por jo për shumë. Ishte shkëmbim bisede mes miqsh për gjëra të ndryshme si i sheh ai, si i shohim ne.

Pyetje: Me zotin Basha dhe zotin Berisha ishit në një linjë.

Ruli: Pikërisht(qesh).
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ruli-pyetet-rikthimin-ne-pd-pas-kafes-me-bashen-e-berishen-jo-pa-mbjelle-bahcen-me-peme

Recommended