‘VOX Baroque’ koncert me muzikë të vjetër në Vlorë, gërshetim i kuartetit holandez e italian
  • 6 years ago
?VOX Baroque? u ka siguruar adhuruesve të muzikës së vjetër një shfaqje të shkëlqyer. Festivali i Muzikës së Vjetër i emërtuar ?Vox Bsroque? mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar edicionin e pestë në Vlorë, këtë radhë përmes artistëve interpretë në violinë, violinçel e bilbil nga Holanda e Italia si dhe këngëtarja soprano Erinda Agolli. Themeluesi i këtij festivali, Jusuf Beshiri është shprehur se qëllimi i këtyre shfaqjeve është afrimi i qytetarëve me muzikën.

Shfaqja ka zgjatur 90 minuta gjatë të cilave dashamirësit e muzikës së vjetër kanë shijuar një gërshetim të interpretimeve të kuartetit holandez e italian. Këtë radhë koncerti është zhvilluar në ambientet e Petroliferës në Vlorë, duke shënuar dhe vitin e katërt ku kjo lloj muzike interpretohet në këtë qytet.