Kathleen Ann Kavalec, ambasadorja e re amerikane

  • 6 years ago
Në biografinë e Ann Kavalec, të publikuar në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit bie në sy eksperienca e saj e gjatë në diplomaci, me shume se tre dekada.


Aktualisht ajo shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Kavalec ka shërbyer më herët si Drejtore e Zyrës për Çështjet e Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, si edhe misione të tjera me rëndësi në Departamentin e Shtetit.

Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.
Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të martë se ?Presidenti Donald Trump pritet të emërojë pikërisht zonjën Kavalec, në ambasadën amerikane në Tiranë.?

Kavalec zëvendëson ambasadorin në ikje Donald Lu, mandati i të cilit i mbaroi në janar të këtij. Lu e shtyu qëndrimin e tij në Shqipëri për disa muaj.

Tashmë Donald Lu pritet të transferohet në Kirgistan, si ambasador, ndërsa emërimi i ambasadores së re duhet të miratohet nga Senati Amerikan.

Tv Klan

Recommended