Skandal ndotja ne liqenin e Shkodres

  • 6 years ago
Ndotja e liqenit të Shkodrës është kthyer në një gangrenë, çdo ditë në brigjet e tij depozitohen pirgje mbeturinash.

Situata më problematike është në zonën e quajtur Vija e Vrakës, ku shihen qartë mbetjet e depozituara.

Edhe me alarmante bëhet situata, pasi kjo zonë nuk administrohet nga askush, dhe konsiderohet një përrua që ndanë kufirin mes Bashkisë së Shkodrës dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, akuzon njësitë qeverisëse se menaxhojnë përmes tenderave vetëm në zonat e populluara.

Liqeni i Shkodrës dhe bregu i tij në këtë zonë është kthyer në një landfill mbeturinash, ku banorët e fshatrave për rreth, si Vrakë apo Shtoj i vjetër depozitojnë mbetjet e tyre.