Shqiptari braktis Anglinë për të hapur baxho në Këlcyrë, i riu që po ringjall traditën në zhdukje

  • 6 years ago
Kur të gjithë të rijntë synojnë të largohen nga vendi, Shkëlqim Muhaj braktis Mbretërinë e Bashkuar dhe rikthehet në vendlindjen e tij Këlcyrën për të hapur një biznes prodhues. Një trashëgimi e lënë nga të parët, i riu ka ringjallur traditën familjare të prodhimit të djathit dhe nënprodukteve të tjera të qumështit.

Biznesi i të riut është familjar, pasi në të janë të punësuar njerëzit e tij më të afërt. Sipas tij ky është edhe çelsi i suksesit pasi puna bëhet me merak dhe vë theksin se konkurrenca është e madhe sidomos në jug, por kushtet në të cilat përpunohet qumështi janë të pa përshtashme duke bërë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të ndalur këto raste, pasi mund të sjellin pasoja të rënda tek konsumatorët.

Ky është një prej rasteve që ndodh rrallë, kur një i pasionuar pas këtij zanati pothuajse në zhdukje, largohet nga perëndimi për në Shqipëri, ndërkohë që u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të ndjekin shembullin e tij.

Recommended