3.4 milion eurot në Toyota, Spartak Braho: Basha të merret me urgjencë në pyetje

  • 6 years ago
Deputeti Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtar nuk ka dyshimet se kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka dekonspiruar aksionin policor për bllokimin e 3.4 milionë eurove që po transportoheshin ilegalisht në Shqipëri dhe kapjen e autorëve të krimit.

Në një reagim për Shqiptarja.com, Braho u shpreh se organi i akuzës duhet të marrë me urgjencë Lulzim Bashën në pyetje, për të shpjeguar deklaratat e tij.

Pa dyshim që jemi para një ngjarjeje shumë të rëndë. Është e domosdoshme që organi i prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet dhe veç të tjerave, të thërrasë me urgjencë Lulzim Bashën për të shpjeguar deklaratën e tij. Zvarritja e procedurave hetimore ose mundësia e fshehjes së provave nga autorët rrezikon hetimin. Shpresoj dhe besoj se këto rrethana prokurorët e çështjes do t?i vlerësojnë me objektivitet dhe paanshmëri pa u tërhequr dhe ndikuar nga ndërhyrjet dhe presionet, që jam i bindur se do të ketë mbi ta.

Deputeti i PS Spartak Braho

Ish-kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtar shton se çështja më e rëndësishme që shtrohet është se kush e informoi Lulzim Bashën për ngarkesën me euro. Sipas tij, Basha dekonspiroi ndjen dhe hetimin e autorëve kryesorë.

Recommended